Në komunën e Skenderajt nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 954 banorë, 217 dëshmorë, 140 të pagjetur, në total 1,311.
Gjakova
Në komunën e Gjakovës nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 870 banorë, ndërsa dëshmorë kanë rënë 220, të pagjetur, 107. Në total 1,197.
Deqan
Në bazë të të dhënave të grumbulluara në territorin e Deçanit nga 1 janar 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 169 banorë civile (128 meshkuj dhe 41 femra), 247 dëshmorë dhe ndërsa 89 janë konsideruar të pagjetur. Në total janë 505.
Dragash
Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 11 banorë civilë, ndërsa dëshmorë kanë rënë 7 persona. Në total 18.
Drenas
Nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 707 banorë, kanë rënë 199 dëshmorë, të pagjetur 69. Në total 975.
Ferizaj
Nga janari 1998 deri 12 qershor 1999 janë vrarë 115 banorë civil, në altarin e lirisë kanë rënë 49, ndërsa të pagjetur 9. Në total 173.
Fushë Kosovë
Nga janar 1998 deri më 12 qershor 1999, javë vrarë 128 banorë civilë, dëshmorë kanë rënë 4 persona, ndërsa të pagjetur 23 banorë. Në total 155.
Gjilan
Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 87 banorë civil, dëshmorë kanë rënë 44 luftëtarë, ndërsa të pagjetur 7. Në total 138.
Istog
Nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 160 banorë civilë, dëshmorë 64, të pagjetur 30 banorë. Në total 254.
Kaqanik
Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 136 banorë, 99 dëshmorë dhe të zhdukur 9. Në total 244.
Kamenicë
Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 të vrarë 13 civilë, 15 dëshmorë, 2 të zhdukur. Në total 30
Klina
Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999, 252 banorë të vrarë, dëshmorë 100, të zhdukur 95 banorë. Në total 447.
Leposaviq
Në tri fshatrat shqiptare janë vrarë 9 banorë shqiptarë, tre dëshmorë. Në total 12.
Lipijan
Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 143 civilë, 21 dëshmorë dhe 7 të pagjetur. Në total 171.
Malisheva
Nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999, të vrarë 308 banorë civilë, 70 dëshmorë dhe 36 të pagjetur. Në total 414.
Mitrovica
Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 428 banorë civilë, 66 dëshmorë, të pagjetur 100 banorë. Në total 594.
Novobërda
Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 të vrarë dy banorë dhe dy dëshmorë.
Obiliq
Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 të vrarë dy banorë dhe dy dëshmorë.
Peja
Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 të vrarë janë 465 civilë të vrarë, 180 dëshmorë dhe 94 të pagjetur. Në total 739.
Podujeva
Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 418 civilë, 105 dëshmorë dhe të pagjetur 49. Në total 572.
Prishtina
Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 të vrarë 334 banorë, 49 dëshmorë, të pagjetur 62. Në total 445.
Prizereni
Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 të vrarë 325 banorë, 143 dëshmorë dhe 125 banorë të pagjetur. Në total 593.
Rahoveci
Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 të vrarë 670 banorë, 109 dëshmorë, 108 të pagjetur. Në total 887
Suhareka
Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 të vrarë 379 banorë, dëshmorë 86, të pagjetur 114 persona. Në total 579.
Shtërpca
16 banorë të vrarë, 4 dëshmorë dhe 1 i pagjetur. Në total 21.
Shtime
Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 111 banorë, 45 dëshmorë dhe 6 të pagjetur. Në total 162.
Vitia
Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 33 banorë, 25 dëshmorë, 1 i zhdukur. Në total 59.
Vushtrria
Nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 455 banorë, 68 dëshmorë dhe të pagjetur 42. Në total 565.
Zubin Potoku
8 banorë shqiptarë të vrarë, 5 të zhdukur. Në total 13. Forcat serbe kanë shkatërruar të gjitha shtëpitë e 208 familjeve shqiptare në fshatin e vetëm shqiptarë Çabër.
Zveqan
12 shqiptarë të vrarë, 7 të zhdukur. Në total 19.
Më Shumë
Në luftën e Kosovës për çlirim
Dëshmorë kanë rënë edhe 69 shtetas të Shqipërisë, një femër dhe 68 meshkuj. Ndërsa, nga disa shtete të botës kanë 16 persona.
Të zhdukur
Prej përfundimit të luftës e deri më sot, në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Komisionin Qeveritar të Kosovës për Persona të Zhdukur, sipas kërkesave të familjarëve, janë evidentuar 6.057 raste të personave të zhdukur, si pasojë e luftës në Kosovë.
Viktimat e pambrojtura
Fati i shumicës prej tyre tashmë është zbardhur, por për 1.639 persona ende nuk dihet asgjë. Qytetarët e Kosovës gjatë luftës janë përballur edhe me dhunë seksuale, ku numri i viktimave llogaritet të jetë rreth 20 mijë vetë. Në mesin e tyre ka gra, burra dhe të mitura.